Braçe: Duan të na mbyllin gojën

10/02/2012 00:00

Deputeti socialist Erion Braçe e ka cilësuar vendimin e djeshëm të
gjykatës, ku ai është dënuar me 1 milion lekë gjobë për shpifje ndaj
deputetes Albana Vokshi, si një akt të pastër politik për t’i mbyllur
gojën opozitës.

“Eshte akti i radhes, ne nje prerje gjuhe ne seri, per nje varg deputetesh te opozites, te angazhuar fort ne mbrojtje te interesit publik dhe ne denoncim te korrupsionit qeveritar, te konsumuar gjate ketyre shtate viteve. Akoma edhe me ngushte, e konsideroj vendimin e djeshem nje ndeshkim, marre nga partia ne pushtet. Gjyqtarja ne fjale eshte bashkeshortja e kandidatit per kryetar bashkie, ne zgjedhjet e 8 majit ne qytetin tim, ne qytetin e Beratit”, tha Braçe.

Erjon Braçe tha se do ta apelojë këtë vendim, pasi gjykatja nuk mori parasysh dosjen, që ai paraqiti në gjykatë me 1500 faqe dokumenta, ku vërtetohet se deklaratat në parlament të cilësuara si shpifje nga Albana Vokshi, janë tërësisht të bazuara në fakte.

“1500 faqe dokumenta, qe gjyqtarja nuk i mori kurre parasysh, nuk tentoi asnje minute t’i shikonte dhe t’i merrte ne konsiderate apo te kryente hetim gjyqesor lidhur me keto dokumenta, qe jane thelbi i kesaj ceshtjeje. Shtetasja Vokshi ankohet dhe konsideron shpifje vetem nje fjali, qe une kam thene shprehimisht, qe gjate kohes qe Keshilli Mbikeqyres i kompanise ‘Albpretrol’ dhe me pas qeveria, kane marre vendime per dhenien e ketyre vendburimeve te naftes me koncesion, ne gjykimin tim, haptazi te paligjshme, zonja ne fjale kam thene une, ka qene anetare e Keshillit Mbikeqyres te kompanise ‘Albpetrol’. Keto jane deklarime te pasurise se zonjes Vokshi, ku ajo deklaron se gjate viteve 2006-2007-2008 ka marre para si anetare e Keshillit Mbikeqyres te kompanise ne fjale”, tha Braçe.

Top Channel