Klum shfaqet në publik me unazën e martesës

09/02/2012 00:00

Heidi Klum shfaqet për herë të parë publikisht, që prej ditës kur u dha lajmi për ndarjen e saj nga bashkëshorti Seal.

Modelja u shfaq në tapetin e kuq me nje fustan të sofistikuar të krijuar nga Roberto Cavalli.Ajo që ra në sy ishte edhe fakti se Heidi nuk e kishte hequr unazën e saj të martesës.

Klum mori pjesë në festën e përvitshme të bamirësisë AMFAR në New York, në mbështetje të kërkimeve për luftën kundër SIDA-s.

Mikpritëse e takimit ishte Jessica Parker, ndërsa aty morën pjesë Lindsay Lohan, Elizabeth Hurley, Julianne Moore, Jennifer Hudson dhe ish-shefja e ‘French Vogue’, Carine Roitfeld.

Heidi dhe Seal njoftuan ndarjen e tyre, pas 7 vitesh martesë më 23 janar, por ende nuk kanë firmosur letrat e divorcit. Modelja, nënë e katër fëmijëve ka preferuar të qëndrojë në heshtje rreth këtij zhvillimi në jetën e saj, duke bërë vetëm një falenderim në rrjetet sociale për mbështetësit e saj.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA