Arvizu: Presidenti i ri, njeri me integritet

08/02/2012 00:00

Rëndësia që merr procesi i zgjedhjes së presidentit të ardhshëm është i
lidhur ngushtë edhe me emerimin e kryeprokurorit dhe kreut të Shërbimit
Sekret.

Keshtu deklaroi ambasadori amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu, pas nje takimi kokë me kokë me kreun e PS-së, qe zgjati më shumë se 90 minuta në selinë rozë. Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, zoti Arvizu ka lënë të kuptohet se i tërë procesi është duke u ndjekur me vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E kam thënë edhe në të shkuarën përpiqem t’i qëndroj larg termit president konsensual sepse ky term specifik nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Por më pëlqen të përdor atë term që unë e kam përdorur më herët që ka të bëjë me konsultime aktive mes palëve kryesore të interesuara. Roli i presidentit është shumë i rëndësishëm për vendin tuaj. Është me rëndësi edhe në arenën ndërkombëtare, për SHBA-ne dhe anetarët e tjerë të BE-së. Gjithashtu edhe për rolin e presidentit që ai luan në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të pavaruara sic janë Prokurori i Përgjithshëm apo kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar.Prandaj është shumë e rëndësishme që të vendosen në këto pozicione kyce njerëz me integritet në këto institucione shumë të rëndësishme.Për sa kohë që ne mund të flasim shumë gjatë për reformën në këto institucione, por kur nuk ka persona me këtë integritet do të ishte qesharake që ne të flisnim për këtë reformë.Është koha për t’u larguar larg farsave dhe mund të ecim në rrugën e vërtetë të reformave për këtë vend, prandaj është e një rëndësie të vecantë zgjedhja e këtyre njerëzve në këto pozicione”, tha Arvizu.

Gjithashtu ambasadori Arvizu tregoi edhe per përgatijen e një vizite të ardhshme të Edi Ramës në Washington.

“Ne biseduam për shumë gjëra, si për sersionet që po zhvillohen në parlament që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, shqetësimet për papunësinë dhe situatën ekonomike në vend, për vizitat e tij në Presheve, Maqedoni dhe Kosovë. Gjithashtu folëm edhe për një çështje që kemi biseduar edhe më pare, e cila ka të bëjë me një vizitë të zotit Rama në SHBA, për të cilën folëm parimisht. E pyeta atë në lidhje me këndvështimin  e tij që lidhen me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Folëm edhe për kursin e hetimeve të 21 janarit”, tha Arvizu.

Këtë takim me ambasadorin Arvizu, pa dhënë shumë detaje kreu i opozitës Rama e ka komentuar nëpërmjet një mesazhi në Twitter ku thotë: “Rreth 90 minuta me ambasadorin Arvizu.Per papunesine, reformen zgjedhore, sfiden e nje presidenti te gjithe shqiptareve e padyshim, 21 janarin”.

Top Channel