Ngushëllimi “i ëmbël” për humbjen në Super Bowl

06/02/2012 16:50

Skuadra e Tom Brady, New England Patriots, humbi në finalen e madhe të Super Bowl, mëngjesin e së hënës, por ngushëllimi për yllin e këtij ekipi ishte i madh.

Modelja dhe bashkëshortja e tij, Gisele Bundchen, e priste në dalje të dhomës së zhveshjeve, për t’i dhënë një përqafim të fortë ngushëllues.

New York Giants dominuan takimin e zhvilluar në “Lucas Oil Stadium” të Indianapolisit, ndërsa fituan me rezultatin e përgjithshëm 21-17, në një finale të madhe të transmetuar drejtëpërsëdrejti edhe nga paketa “Supersport”.

Brady, i konsideruar si një prej më të mëdhenjve në historinë e futbollit amerikan, pa i përlotur suksesin e kundërshtarëve, i paaftë për t’u larguar nga fusha për minuta të tëra.

Megjithatë, menjëherë pas ndeshjes, ai mori përsipër përgjegjësinë e të qënit ylli i skuadrës së Uashingtonit, duke thënë përpara mediave. “E patë, luftuam deri në sekondën e fundit. Në një finale, nuk mund të fitojnë të dy skuadrat, por jemi shumë krenarë për atë që bëmë sot”, tha Brady.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA