Madonna puthet sërish me një femër

01/02/2012 20:35

Madonna skandalizoi opinionin publik në vitin 2003, kur gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “MTV” puthi në skenë Britney Spears.

Megjithatë, mbretëresha e popit rikthehet të befasojë sërisht, këtë herë duke puthur një tjetër këngëtare.

Në një intervistë televizive, 53-vjeçarja pranoi se së fundmi ka puthur reperen e njohur, Nicki Minaj.

Në intervistën që do të shfaqet në një televizion amerikan në datën 2 shkurt, Madonna pranoi se i dha puthjen këngëtares së njohur pas disa gotash shampanje.

“Ishte ditëlindja e saj dhe të gjithë ngrinim dolli të njëpasnjëshme për shëndetin e saj. Pas disa gotash shampanjë, e humba kontrollin dhe përfunduam duke u puthur”, pranoi Madonna.

FOTO GALERI
2/2
Reperja Nicki Minaj ne kopertinen e nje reviste

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA