Katherine Heigl dhe pasiguritë e saj

01/02/2012 08:00

Katherine Heigl konsiderohet si një nga aktoret më të bukura në qarkullim, por edhe ajo nuk është e kënaqur me pamjen e saj të jashtme.

33-vjeçarja e ka pranuar këtë gjë gjatë premierës së filmit të saj më të fundit me titull One For The Money, në Paris (Francë).

“Kishte skena të filmit që duhet t’i xhironim në temperatura shumë të ulta dhe nuk ndihesha rehat. Thjesht nuk ndihem mirë me pamjen time kur bën ftohtë, por ato skena ishte e rëndësishme të xhiroheshin në ato kushte”, theksoi Heigl për ‘E!’.

“Atë ditë u mundova shumë, por sado që u ushqeva pak stomaku im u fry”, shton protagonistja e ‘The Ugly Truth’.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA