Vranë nusen se lindi vajzë

31/01/2012 00:00

Gruaja afganë që ndihmoi të birin të vriste bashkëshorten e tij për
shkak se në lindjen e tretë, solli në jetë përsëri një vajzë, ështe vënë
në pranga.

Wali Hazrata besohet se ka lidhur kembet e viktimes 22-vjeçare çka i lejoi të shoqit, Sher Mohammad ta mbyste me duar. Vete foshnja dy muajshe, e kthyer ne ferrin e se emes, nuk eshte demtuar ne incident. Afganet preferojne djemte ndersa vajzat konsiderohen nje barre per familjen.

Ngjarja e rende ndodhi ne rajonin Kanabad te provinces veri-lindore, Kunduz. Bashkeshorti vrases, nje luftetar i milicise se paligjshme e te armatosur lokale, u largua menjehere pas krimit, ndersa e ema eshte ne gjendje arresti.

Incidenti u be publik nga aktivistet per te drejtat e grave afgane.Vrasja u denua edhe nga lideret fisnore e ata fetare te zones, te cilet e quajten “nje akt injorance dhe nje krim kunder grave, islamit e njerezimit, dhe kerkuan ndeshkim te menjehershem”.

Dhuna dhe abuzimet ndaj grave ne Afganistan vazhdojne te mbeten nje problem madhor edhe pse ka kaluar nje dekade nga kohe kur trupat aleate te kryesuara prej Shteteve te Bashkuara permbysen regjimin taleban, i cili imponoi nje prej interpretimeve me te ashpra te ligjit te sheriatit qe ka pare ndonjehere bota myslimane.

Top Channel