Rihanna, 150 mijë euro për një portret

30/01/2012 17:55

Të jesh i pasur ka minuset e saj. Për një person si Rihanna, ndonjëherë është e vështirë të gjesh si të shpenzosh pasurinë e stërmadhe të grumbulluar.

Megjithatë, këngëtarja arriti të përzgjedhë një kauzë të mirë për të shpenzuar 150 mijë euro, duke blerë një portret të Marilyn Monroe, ndërtuar me 65 mijë kristale Swarovski.

Këngëtarja amerikane pagoi një artiste britanike, Claire Milner, për të realizuar portretin e rrallë, më shumë se një metër të lartë dhe po aq të gjerë.

Në të shkuarën, Rihanna është shprehur se e ndien veten të identifikuar me bionden e famshme, pasi edhe ajo ndien të njëjtin presion nga fama.

Monroe ndërroi jetë e vetvrarë në vitin 1962, në moshën 36-vjeçare. Fansat e Rihannës, qartësisht shpresojnë që mënyrë se si të dyja përballojnë famën të mos jetë ekzaktësisht e njëjtë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA