Shakira, “kalorëse†në Francë
29/01/2012 13:15
Shakira u shfaq e mrekullueshme, ndërsa u nderua me një medalje nga Ministri Francez i Kulturës, në një ceremoni të zhvilluar në Paris.
34-vjeçarja u prezantua në mbrëmje e veshur me një fustan të shkurtër tepër tërheqës dhe çizme elegante, ndërsa Ministri Frederick Mitterrand i akordoi medaljen e Kavalieres së Urdhërit të Arteve dhe Letrave.
E nderuar përpara syve krenarë të prindërve William dhe Nidia për kontributin e saj 20-vjeçar në fushën e muzikës, Shakira u shpreh se ndihet veçanërisht e lidhur me Francën.
“Jam shumë e lumtur për këtë titull, pasi gjithmonë jam ndierë shumë pranë vendit tuaj. E gjithë kjo dashuri që tregoni ndaj meje më bën të ndihem shumë e veçantë”, tha Shakira.
Top Channel