Ndonëse vjen pas një divorci, Katy Perry është e vendosur që të mos humbë kohë dhe të vazhdojë përpara me jetën e saj.

27-vjeçarja u shfaq për herë të parë në publik që kur bashkëshorti Russell Brand depozitoi kërkesën për divorc në datën 30 dhjetor.

Me flokë të lyer ngjyrë blu, këngëtarja mbërriti në Las Vegas mbrëmjen e së shtunës, për të qenë e pranishme në debutimin e linjës së re të bizhuterive të mikut të saj dizenjues, Markus Molinari.

Perry, e veshur me një fustan të zi të ngjitur pas trupit dukej tërheqëse, ndërsa pozoi me të pranishmit dhe dëshmoi për një gjendje shumë të mirë humori.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA