Shtëpia “Havaiane” e Steven Tyler

27/01/2012 22:40

Gjyqtari i Amerikan Idol dhe rockeri i famshëm, vokalisti i grupit Aerosmith, Steven Tyler duhet të ndihet mjaft i gëzuar pasi bëri për vete shtëpinë ëndrrave të tij në Havai për pothuasje 2 milion dollarë më pak se çmimi i ofruar.

Këngëtari, 63 vjeçar, pagoi një shumë, rreth 4.8 milion dollarë për pronën të lokalizuar në breg të oqeanit me një pamje marramëndëse në Maui, por duhet përmendur që është më pak se çmimi i saj i shitjes.             
   
Shtëpia gjigande shtrihet në një hapësirë rreth 278 metra katror, përfshin dy dhoma gjumi dhe 3 tualete e gjysëm.
   
Dhe duke u mbajtur tek stili i cuditshem i jetesës së Tyler, shtëpia përmban një hapësirë për një akuarium në njërën dhomë dhe një pishinë të pafundme për të notuar.

Tyler së fundmi zbuloi se ai dhe e fejuara e tij Erin Brady e “bekuan” shtëpinë para se të shpërnguleshin.

Tyler zbuloi edhe propozimin që i bëri Bradyt. “I dhurova asaj një unazë për Kritshlindje dhe mëngjesin tjetër fluturuam për në Havai. Në këtë mënyrë siç i thonë vendasit këtu, e kristianizuam shtëpinë(kahuna në gjuhën vendase)”.        

“Ju e dini ritualin, është gjithmonë një person nga ishulli që vjend dhe bekon shtëpinë, për të larguar cfarëdogjë që ka jetuar aty më parë”, tha Tyler.

Top Channel