Vila madhështore e Aniston

26/01/2012 00:00

Është një ndër aktoret më të preferuara në Shtetet e Bashkuara dhe në
mbarë botën, për një sërë rolesh të luajtur kryesisht në komeditë
romantike.

Megjithatë, të gjithë do ta mbajnë mend më shumë për rolin e Rachel Green në serialin e suksesshëm televiziv “Friends”. Bëhet fjalë për Jennifer Aniston.

Nga ekrani i vogël Aniston kaloi me sukses në atë të madh, duke u bërë ndër aktoret më të paguara të Hollivudit dhe si shumë kolegë të tjerë ka edhe atë që e ëndërrojnë të gjithë, një vilë të bukur në lagjet luksoze të Los Anxhelosit.

Vila e Aniston është vërtetë e madhe dhe ndodhet në një prej lagjeve më të dëshiruara, Bel Air. Përvec dhomave të shumta të mobiluara në mënyrë luksoze ajo ka dy pishina, hidromasazh dhe një palestër. Për të pasur një ide më të qartë shikoni fotot më poshtë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta