Rihanna, tatuazh si Tupac Shakur

25/01/2012 16:45

Rihanna është e vendosur që të bëjë një tatuazh për nder të këngëtarit të madh të repit, Tupac Shakur.

Të paktën këtë shkruanin revistat rozë në SHBA, pasi ajo postoi në një rrjet social një foto ku në gishtat e saj ishte shkruar “Thug Life” (Jetë Banditi), tatuazhi i famshëm që reperi mbante mbi barkun e tij.

Sipas interpretimeve, shkrimi në fakt është përgatitja për një tatuazh dhe mbi fjalët e zbehta do të vendoset përfundimisht motoja e këngëtarit të ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një atentati në vitin 1996.

Në të shkuarën, Rihanna nuk e ka fshehur kurrë admirimin e saj për reperin, i cili sipas saj, e ka “frymëzuar që të ndjekë rrugën e muzikës”.

FOTO GALERI
2/2
Tatuazhi i Tupac Shakur mbi trupin e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA