Richards dhe Sambora ndahen sërish

24/01/2012 17:50

Denise Richards (ish-bashkëshortja e Charlie Sheen) dhe Richie Sambora (kitarist i Bon Jovi) janë ndarë sërish pas një ribashkimi në nëntorin e kaluar.

Ndarja e parë e çiftit ka ndodhur në vitin 2007, por edhe pse rinisën lidhjen në vitin 2011 kanë vendosur të qëndrojnë thjesht shokë.

“Ata menduan se mund të bënin që lidhja e tyre të funksiononte para disa muajsh, por kuptuan që është më mirë për të dy nëse qëndrojnë thjesht shokë”, tha një burim për ‘US Weekly’.

Denise Richards është shprehur më parë se “Richie është një person i mrekullueshëm që ka ardhur në jetën timë në një periudhë kur unë kisha shumë nevojë për të dhe ai për mua. Gjithmonë do kemi një lidhje të fortë me njëri-tjetrin.”

Top Channel