Selena Gomez ekspozon format e saj

23/01/2012 16:55

Selena Gomez është duke transformuar imazhin e saj gjithmonë e më shumë nga një idhull i adoleshentëve, në një të rritur tërheqëse, numri i fansave të së cilës nuk njeh moshë.

19-vjeçarja u ngjit në skenë në Puerto Riko ditën e dielë, me një veshje të guximshme, e cila tregonte format e saj prej të rriture.

Këngëtarja u ngjit në skenë me një fustan të hapur dhe pantallona të shkurtra, të cilat ekspozonin dukshëm këmbët e saj ndërsa kërcente.

Puerto Riko ishte vetëm etapa e parë e një turi në Amerikën e Jugut të së dashurës së Justin Bieber. Turi do ta dërgojë atë në Panama, Meksikë, El Salvador, Kili, Brazil dhe Argjentinë.

Një pjesë e fondeve të kësaj fushate do të përdoren në projekte bamirësie. Më parë, ajo ka udhëtuar në Ganë dhe Kili për të rritur ndërgjegjësimin mbi nevojën e veprimeve bamirëse, ndërsa ka ndihmuar në grumbullimin e fondeve në ndihmë të vendeve të varfëra si Togo, Vietnami dhe Republika e Afrikës Qëndore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel