Bëmë mama të të ngjaj

19/01/2012 17:40

Vajza e Cindy Crawford po ndjek gjurmët e nënës së saj duke filluar punë si modele që në moshën 10-vjeçare.

Kaia Gerber ka nënshkruar një kontratë me firmën e famshme italiane “Versace”. Vetë Donatella Versace e ka lavdëruar vajzën duke u shprehur se ajo ka një “marrëdhënie shumë të mirë me kamerën”.

“Ashtu si mamaja e saj, Kaia ka një dhunti shumë të veçantë. Kamera e dashuron atë vajzë”, shprehet Donatella.

Cindy Crawford, karriera e së cilës si modele nuk është ngadalësuar aspak, është shprehur shumë e kënaqur: “Më vjen shumë mirë që Kaia është përzgjedhur për të qenë pjesë e koleksionit të parë të Versace për të vegjël.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel