Zgjedhjet në universitete, nis fushata për drejtuesit

17/01/2012 00:00

Në të gjitha universitetet publike të vendit, këtë javë pritet të nisë zyrtarisht fushata për zgjedhjen e dekaneve dhe rektorëve.

Kjo fushate do te zgjase deri ne fund te muajit shkurt dhe konkurrentet do te jene edhe shume emra qe sot mbajne keto poste drejtuese. Nje nga nenet e ligjit te arsimit te larte, eshte amenduar para pak kohesh dhe i lejon dekanet dhe rektoret te rizgjidhen per dy mandate radhazi dhe jo nje siç thuhej ne ligjin e meparshem.

Ekspertet kane pohuar se kufizimi aktual, i cili përgjithësisht nuk gjendet në legjislacionet e tjera, pengon mundësinë e vazhdimësisë së një pune të vlerësuar mirë dhe ul relativisht interesin e atyre që janë në ushtrim të detyrave. Edhe pse ne vitin 2008 mazhoranca miratoi ne menyre te sforcuar ligjin qe kufizonte numrin e nmandateve vetem ne nje, per te mos u dhene mundesi ishe drejtuesve te rikandidonin.

Nga te dhenat paraprake, mesohet se shume dekane dhe rektore do te rikandidojne serisht, por do te kete edhe emra te rinj. Ne Fakultetin e Mjekesise pritet te kete tre deri ne kater kandidatura te reja, per postin e dekanit te Fakultetit te Mjekesise. Edhe ne Fakuletin e Ekonomikut perfliten kanditatura te reja per postin e dekanit. Por emrat konkrete do te zbulohen pas pak ditesh, kur te mberrije edhe shkresa zyrtare nga Ministria e Arsimit per çeljen e fushatës.

Top Channel