“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër
Në qytetin e Peshkopisë kanë rinisur reshjet e dëborës, të cilat brenda në qytet kanë arritur në 20 centimetra trashësi.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave reshjet kanë bllokuar rrugët Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi-Librazhd.
Gjithashtu, nënvizojnë burimet, të bllokuara janë edhe komunat Arras, Zall Dardhë, Rec, Selishtë, Luzni, Kalaja e Dodës, Lura, Ostreni dhe Trebishti.
Rreth një javë më parë reshje bore u regjistruan në qarkun e Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe vecanërisht në Korcë, ku u shfaqën probleme të mëdha.
Akset Korcë-Ersekë dhe Ersekë-Leskovik ishin më problematikët, ndërkohë që u bllokuan edhe komunat e Lekasit, Voskopojës, Dardhës, Vithkuqit dhe Mokrës, ku trashësia e borës arriti rreth 90 cm.
Top Channel