Shkodër, inagurohet spitali psikiatrik

26/12/2011 00:00

Në Shkodër është inaguaruar spitali i ri psikiatrik, i pajisur me aparatura moderne. Në këtë spital është instaluar edhe skaneri i rezonacës manjetike që do të shërbejë për të gjithë zonën veriore.

Godina e spitalit të ri psikiatrik së bashku me skanerin kapin një investim prej 1.7 milionë dollarësh. Në ceremoninë e inagurimit kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

“Dhurata më e mirë vjen gjithmonë kur kemi gjëra të mira për shëndetësinë. Ndahemi nga strukturat e vjetra dhe me strukturat e një standarti të ri ne erdhëm me ambicjen që brenda pak muajsh masterplani të plotësohet”, ka deklaruar Vasili.

“Vetëm po të shohim përballë shihet kontrasti “no comment”, mes kushteve që kanë qenë dhe kushteve që Ne ofrojmë. Spitali do të pajiset edhe në të ardhmen me mjete për ata që kanë probleme shëndetësore”, është shprehur Topalli.

Pajisja e spitalit rajonal të Shkodrës me një skaner të tille do t’u mundësojë qytetarëve të të gjithë veriut të Shqipërisë që tashmë të shmangin udhëtimet drejt Tiranës apo klinikat private për të kryer një shërbim të tillë kaq të domosdoshëm.

Top Channel