Ngricat, probleme në rrugë

24/12/2011 00:00

Reshjet e dëborës dhe ulja e temperaturave kanë sjellë vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve në akset rurale.

Te gjitha keto akse raportohen te kalueshme me zinxhire, nderkohe qe i vetmi segment rrugor, qe deklarohet i bllokuar eshte nyja rrugore qe lidh Shkodren me zonen e Dukagjinit. Nderkohe qe te gjitha akset nacionale jane te kalueshme pa problem. Te dhena me te hollesishme per situaten jep gjate nje interviste per Top Channel, Drejtori i Pergjithshem i Qarkullimit Rrugor, Vullnet Topalli.

“Rruga nga Bulqiza për të dalë në Librazhd eshte e kalueshme, por me zinxhire, rruga Korce- Erseke e kalueshme por me zinxhire, ndërsa rruga Himare-Vlore, është e kalueshme gjatë ditës, ndërsa për natën, pasi zbresin temperaturat, shërbimet e Policisë Rrugore rekomandojnë drejtuesit e mjeteve që të vendosin zinxhirët. Po kështu edhe në territorin e Korces, rruget që lidhin fshatrat e thella me qytetin janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa në zonën e Dibrës dhe të Kukësit, përvec ne fshatrat qe lidhen me qytetin jane te kalueshme, por me zinxhire. Ndersa ne Diber dhe Kukës, përvec rrugëve kryesore, në rrugët rurale situata është përsëri e kalueshme me zinxhirë. Rruga Shkodër-Dukagjin është e pakalueshme”, sqaron Topalli.

Sipas zotit Topalli pas ores 16.00 te mbasdites per te gjitha akset rurale te prekura nga debora sherbimet e Policise Rrugore nuk i lejojne drejtuesit e automjeteve t’i kalojne pa zinxhire, nje mase kjo e detyrueshme nga policia rrugore ne menyre qe te shmange aksidentet rrugore.

Top Channel