Tiranë, kontroll cmimeve në tregje

23/12/2011 15:25

Bashkia e Tiranës dhe strukturat e saj po vëzhgojnë në vazhdueshmeri tregun e fruta-perimeve për të mbajtur statike cmimet e tyre, duke mos i lejuar tregtarët të ngrenë abuzivisht cmimet me afrimin e festave.

“Mund të themi se deri më sot ja kemi dalë, kjo falë ndërgjegjësimit të tregtarëve dhe konsumatorëve, falë kontrolleve të shtuara, falë bashkëpunimit të strukturave të policisë bashkiake me konsumatorët edhe me tregtarët. Këtë javë mbeten për t’u parë rezultatet”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Tregu i ish-uzinës “Dinamo” dhe ai në sheshin “Avni Rustemi” janë objekti kryesor i kontrolleve, ndërkohë që në brendësi të lagjeve tregtarët që shesin nëpër trotuare nuk i afishojnë cmimet e produkteve. Por Basha premtoi se askush nuk do të lejohet të tregtoje pa publikuar cmimin e produktit.

Top Channel