Në kërkim, braktisi foshnjën

22/12/2011 00:00

Gjykata e Tiranës ka kërkuar të shpallet në kërkim nga Policia e Shtetit
një 23-vjecare, e cila ndodhet si e pandehur në mungesë për akuzën e
braktisjes së fëmijës së saj.

Duke qene se procesi ndaj te akuzuares Hatixhe Lamkja eshte shtyre disa here per shkak se nena e nje foshnjeje tete muajshe nuk po gjendet nga komisariati i Peqinit, gjyqtarja Ariana Caco ka vendosur te njoftoje Policine e Shtetit per ta kerkuar 23-vjecaren, me status beqare, ne te gjithe territorin e vendit.

Sipas prokurorise vajza nga Peqini e ka lindur femijen e seksit mashkull ne maternitetin ‘Mbreteresha Geraldine’, ne Tirane. Me pas ajo eshte larguar se bashku me te dhe ka shkuar tek disa te njohur te saj, te cileve u ka kerkuar qe ta strehojne per nje nate. Por thote prokuroria ne kerkesen per gjykim 23-vjecarja te nesermen e asaj dite ka ikur nga banesa dhe duke mashtruar ua ka lene foshnjen atyre me argumentin se do kthehej sa te mbaronte disa pune ne Durres. Pasi e kane mbajtur disa dite te njohurit e vajzes, kane njoftuar komisariatin numer 3 per zhdukjen e 23-vjecares.

Por ndersa foshnja eshte regjistruar dhe me pas eshte derguar ne Shtepine e Femijes, e ema ka perfunduar nen hetim ne prokurori, ndersa aktualisht gjendet nen gjykim. Por megjithe muajt qe kane kaluar dhe kerkimet qe jane bere ne vendbanimin e saj ne Peqin, adresa e saj ende nuk eshte bere e mundur te zbulohet.

Top Channel