Një blerës misterioz ka blerë adresën “vatican.xxx” duke bërë që të lindë frika se mund të përdoret për një faqe pornografike.

Domeinet “.xxx”, të cilat janë të rezervuara për faqet për të rritur, kanë dalë në shitje për herë të parë këtë muaj. Nuk dihet se kush është personi që e ka blerë dhe për momentin faqja ka të shkruar vetëm se faqja është blerë.

Zëdhënësi i Vatikanit, At Federico Lombardi tha: “Ky domein nuk është i disponueshëm sepse është blerë nga dikush tjetër, jo nga Vatikani.”

Nga kjo frazë nuk kuptohet nëse ka qenë Vatikani që ka tentuar blerjen, por nuk e ka bërë dot këtë gjë pasi domeini ishte zënë. Lombardi përgënjeshtroi raportimet e mediave italiane sipas të cilave Vatikani, ashtu si edhe shumë kompani të tjera, ka tentuar të regjistrojë domeinin “.xxx” për të shmangur keqpërdorimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA