Ish-sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares franceze, David Trezeguet, realizoi një kalim surprizë në radhët e gjigantëve argjentinas të River Plate, që pas një krize financiare aktualisht luajnë në kategorinë e dytë.
Në Buenos Aires, tek “los milionarios”, 34-vjeçari mund të gjejë ish-shokun e tij të skuadrës, Mauro German Camoranesi, gjithashtu në negociata për të mbyllur karrierën tek kjo skuadër.
”Jam larguar shumë i ri nga Argjentina dhe kam shumë dëshirë të rikthehem. Të luaj tek Riveri është një ëndërr që gjithmonë e kam patur”, thotë futbollisti me origjinë latine nga babai.
Trezeguet, i cili të enjten vizitoi stadiumin “Monumental” së bashku me Daniel Pasarelën, do të firmosë një kontratë për dy vit e gjysmë. “Fizikisht jam ende në formë shumë të mirë dhe jam i bindur që mund të bëj një punë të mirë. Kam folur me Almeydën (trajnerin) dhe kemi gjetur menjëherë një sintoni të plotë. Seria B nuk më tremb, kam luajtur atje edhe me Juventusin. Jam i bindur që do të rikthehemi shumë shpejt në nivelet që meriton Riveri”, u shpreh dy herë golashënuesi më i mirë i Serisë A.
Top Channel