Performoi në Super Bowl 2026, por Bad Bunny nuk do të paguhet për shfaqjen Ai mbase nuk është babai tipik që ushqen fëmijën apo të shihet rrugëve duke shtyrë karrocën, por Kastro Zizo e provon sërish.
Pas djalit të parë të sjellë në jetë nga martesa e shkuar jo mirë, ai është në pritje të fëmijës së dytë. Partnerja e tij aktuale përflitet të jetë një vajzë nga Kosova me emrin Erleta.
Kastro nuk ka duruar dot dhe e ka dhënë vetë lajmin e lumtur për miqtë e tij. Prej kohësh flitet për lidhjen mes tij dhe Erletës, por gjithmonë Kastro ka bërë lojëra fjalësh rreth temës.
Fëmijën e parë Kastro e quajti Dankan dhe për të dytin me siguri do të nxjerrë diçka simpatike nga repertori. Lidhja e tij në Kosovë nuk është surprizë pasi u bënë vite që Kastro e ndan jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.
Top Channel