Shoqata e Gjyqtarëve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të bojkotojë në shenjë proteste javën e 12-të të Superligës.
Pasi kanë pritur edhe vendimin e Komisionit të Disiplinës, i cili është konsideruar jo i ashpër për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen Laçi-Kastrioti ku u godit gjyqtari Lorenc Jemini, shoqata është mbledhur dhe ka marrë këtë vendim.
E gjithë java e 12-të e Superligës dhe të gjitha ndeshjet e kategorive të ndryshme që ishin parashikuar për këtë fundjavë janë bojkotuar nga gjyqtarët e si rrjedhojë nuk do të zhvillohen e do të shtyhen për një datë tjetër.
Ky është ndëshkimi i dytë që vjen për futbollin shqiptar nga ngjarja e ndodhur në Laç. Për vetë skuadrën kurbinase Komisioni i Disiplinës mori vendimin që kjo skuadër të luajë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit jashtë, -6 pikë, ndërkohë që u dënuan me nga 24 muaj presidenti Pashk Laska, dy zv.trajnerëve, Ardian Laska dhe Kastriot Rama.
Bashkë me ta me 12 muaj është dënuar edhe Florian Laska, lojtar i skuadrës së Laçit. Pas këtij ndëshkimi, skuadra laçiane ka zbritur në vendin e 11-të në kuotën e 10 pikëve.
Top Channel