Shurdhëria tek foshnjat e sapolindura është një nga anomalitë më të
shpeshta që haset në vendin tonë. Për herë të parë është kryer një
depistim nga një organizate italiane në 4 maternitete kryesore dhe në
harkun kohor 2 vjet e gjysmë, ne 34 mijë lindje kane rezultuar 70 bebe
që kanë lindur të shurdhëra.

Sipas specialisteve shkaqet jane te shumta por problem mbetet neglizhenca e prinderve, per te rikuperuar ne kohe problemin.

“Rreth 70 përqind e tyre janë prej shkaqeve gjenetike, por ka edhe shkaqe prej infeksioneve të ndryshme që kalon nëna gjatë shtatzanisë. Ka disa medikamente që shkaktojnë demtim të dëgjueshmërisë. Prindërit nuk e besojnë që fëmija i sapolindur mund të ketë ketë problem dhe për shumë kohë nuk rikthehen pranë strukturave shëndetësore për të kryer ekzaminimet e shumta. Shpeshherë paraqiten me vonesë dhe është shumë vështirë për t’u rikuperuar”, thotë Daniela Nika, koordinatore e projektit.

Ne projektin e nisur per depistimin e shurdherise, bebet e diagnostikuara jane pajisur edhe me protezen degjimore. Ministri i Shendetesie Petrit Vasili theksoi se do te vijojne me tej kete nisme per t’u ardhur ne ndihme bebeve dhe familjeve te tyre qe ndeshen me kete problem

“Eshtë vazhdimi i procedurave të diagnostikimit të hershëm. Beteja fitohet vetëm nëse në momentin e duhur, në kohën e duhur kemi diagnozën dhe mundësinë e ndërhyrjes. Shtimi i personelit ekspert është i domosdoshëm dhe kjo sfidë e nisur do të vazhdojë dhe nuk mund të ketë kthim prapra. Ambientet përkatëse kërkohen dhe do të vihen ne dispozicion”, tha ministri Vasili.

Ne projektin 3-vjecar eshte trajnuar dhe personel mjeksor, si dhe eshte lene gati baze materiale per diagnostikimin e shpejte te ketij problemi.

Top Channel