Gazeta “The Guardian” e Londrës, në shkrimin me titull “Rruga e Serbisë
në BE mund të bllokohet, ndërkohë që pikat e kontrollit rikthehen në
Ballkan”, shkruan se mosmarreveshja kufitare me Kosoven, mund të minojë
aplikimin nga frika për një “katastrofë strategjike”, nëse Kroacia
pranohet pa Serbinë.

Duke iu referuar situates ne veri te Kosoves, gazeta shkruan se eshte nje konflikt lokal, por impakti i saj mund te rezonoje shume me tej se Beogradi dhe Prishtina dhe mund te minoje te henen qellimin kryesor politik te Serbise, shansin e saj per t’u futur ne rrugen e hyrjes ne BE.

“Ne kerkojme te shikojme nje angazhim te forte te Serbise per dialog me Kosoven”, deklaroi Ministri i Jashtem britanik William Hague, nderkohe qe Britania i bashkohet Gjermanise dhe Austrise dhe Hollandes ne kercenimin per venien e vetos per vendimin.

“Eshte nje jave monumentale per Ballkanin”, – thekson “The Guardian”- Frika ne tere Ballkanin eshte se BE do te mbyll dyert, nese nuk arrihet ndonje progres kete jave”

“Tete vjet me pare”, – shkruan ‘The Guardian’, – ne Greqi udheheqesit evropianë premtuan futjen e tere ish-Jugosllavie dhe Shqiperise ne BE”. Pesimistet ne Ballkan thone se BE tashme eshte duke kaluar permes shume emocionesh.Ata frigohen se nese Perendimi heq dore nga Ballkani, te tjeret do te hyjne ne rajon, gjeografia e te ciles e ka bere ate pre te fuqive te medha prej shekujsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA