Demi Moore nuk ka ndërmend të presë deri në përfundimin e procedurave të divorcit me Ashton Kutcher për të rinisur jetën e saj.
Një revistë rozë ka lidhur 49-vjeçaren me drejtorin e përgjithshëm të firmës kozmetike “Borba”, Scott-Vincent Borban.
Një burim pranë aktores zbuloi se ata kanë nisur të frekuentohen që prej një jave. Sipas tij, “Borba” ka qenë një shtyllë mbështetëse për Demin gjatë kësaj periudhe të vështirë.
”Ata njihen prej kohësh, por vetëm së fundmi kanë filluar ta konsiderojnë veten si diçka më shumë. Scott ka qenë për të atje ndërsa ajo ka patur nevojë”.
Nëse lajmin konfirmohet, Moore do të vazhdojë të jetë përkrah një partneri shumë më të ri në moshë. Borba është gjithashtu pranë moshës së Ashton Kutcher, të dy në mes të 30-tave.
Top Channel