Pakistani: Nuk e provokuam ne sulmin

28/11/2011 15:45

Pakistani hodhi poshtë të hënën spekulimet se provokoi sulmin ajror të NATO-s, i cili shkaktoi vdekjen e 24 ushtarëve, javën e shkuar.

Reagimi i ashpër i Islamabadit zyrtar erdhi pasi disa zyrtarë afganë pretenduan se forcat e aleancës iu kundërpërgjigjën zjarrit të trupave pakistaneze. Nga ana e saj, NATO ka kërkuar ndjesë për këtë ngjarje, duke e cilësuar si një “incident tragjik dhe të padëshiruar”.

Sulmi i ndodhur në zonën tribale të Mohmandit, pranë kufirit afgan, ka tensionuar më shumë se kurrë marrëdhëniet edhe më parë të brishta midis Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një zyrtar i lartë afgan deklaroi për të përditshmen amerikane “Ëall Street Journal” se sulmi në të vërtetë ishte vetëm një kundërpërgjigje. “Kjo nuk është e vërtetë dhe e vetmja gjë që po përpiqen të bëjnë është të krijojnë justifikime. Ata po qëlloheshin të parët? Sa veta humbën?”, deklaroi gjeneral-majori pakistanez, Athar Abbas.

Sipas versionit zyrtar, një operacion i përbashkët amerikano-afgan ishte duke ndodhur në zonë, për të goditur militantët islamistë. Për shkak të një gabimi njerëzor, kazerma pakistaneze u ngatërrua me një bazë sekrete dhe ajo u bombardua nga avionët e telekomanduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA