Nigeri, përleshje mes sekteve, dhjetra viktima

25/11/2011 04:34

Një numër ende i pakonfirmuar njerëzish, janë vrarë në Nigeri për shkak të dhunës sektare.

Gjendja paraqitet e rëndë, aq sa ushtria vendosi të shpallë një shtetrrethim 24 orësh, në një rajon kufitar në veri të shtetit afrikan, ku veriu është i përbërë nga maxhoranca muslimane dhe jugu me shumicë të krishterë.

Bandat e të krishterëve dhe myslimanëve, në luftë për bagëtinë dhe tokat e punueshme, u përleshën në Barkin Ladi, në qytetin e Jos, kryeqëndra e Platau.

Sipas dëshmitarëve të paktën dhjetë ishin njerëzit që hubmën  jetën.

Top Channel