Itali, moti i keq shkakton katër viktima

23/11/2011 04:48

Një fëmijë 10-vjeçar, një grua rreth 24 vjec dhe nje burre bashkë me djalin e tij, vdiqën nga rrëshqitja e dheut që goditi mbrëmë një grumbull të shtëpive në provincën e Mesinës, në Siçili.

Një lumë me baltë, pëfshiu zonën dhe nuk përjashtohet që nën të mund të ketë ende viktima të tjera. Dallga me baltë erdhi në orët e mbrëmjes, pas një dite intensive me shi, që përfshiu jo vetëm Siçilinë, por gjithë jugun e Italisë.

Vazhdon të mbizotërojë frika për të humburit e mundshëm, që po kërkohen nga forcat e Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit dhe karabinierët, të mbërritura menjëherë në vendngjarje.      

Në vendngjarje mund të arrihet vetëm më këmbë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë.

Top Channel