5 mijë euro në vit vetëm për “Coca-Cola”

23/11/2011 18:05

Një britanik shpenzon 5 mijë euro në vit vetëm për blerjen e “coca-cola”, pije nga e cila konsumon minimalisht 18 kanoçe në ditë, për ekuivalentin e 42 litrave në javë.

Siç dëshmoi 38-vjeçari në një gazetë, varësia e tij është bërë aq e theksuar, sa që ai nuk mund të largohet më nga shtëpia pa pirë një shishe të plotë prej një litri e gjysmë.

Babai i dy fëmijëve këmbëngul se pija kaq e tepruar e “coca-cola” nuk i ka shkaktuar asnjë problem shëndetësor, përfshi problemet me dhëmbët apo mbipeshën, edhe pse në total, në dhjetë vitet e fundit ka konsumuar mbi 65 mijë kanaçe.

Obez, ai pretendon se kilet e tepërta i ka vetëm prej oreksit të tij të tepërt. Megjithëse nuk e sheh si të rrezikshme varësinë e tij, 38-vjeçari gjithsesi nuk lejon dy djemtë që të konsumojnë pije të sheqerosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA