Stresi gjatë jetës së përditshme ka krijuar një fenoment të ri ende të pashpjegueshëm, dërgimin e mesazheve gjatë gjumit.
Njerëzit që preken nga ky çrregullim i rrallë dërgojnë tekse pa kuptim ose jashtë kontekstit, tek familjarët apo miqtë e tyre, pa e patur idenë se çfarë janë duke bërë.
Një specialist i gjumit, David Cunnington, i një doktor në Melburn, Australi, publikoi në një revistë shkencore gjatë të martës rekomandimin e tij për të lënë jashtë dhomës së gjumit telefonat celularë.
”Numri i pacientëve që nisin mesazhe tek shokët dhe familja e tyre ndërsa janë në gjumë është gjithmonë e në rritje. Është një prej atyre gjërave që ende ndodh rrallë, por që askush nuk mund të dijë nëse mund të jetë prekur apo jo nga ky çrregullim”, citohej mjeku në revistë.
Për momentin, nuk ka studime mbi arsyet që shkaktojnë dërgimin e mesazheve në gjendje të pandërgjegjshme. Megjithatë, njihen të paktën disa raste të prekur nga somnambulizmi, që gjatë natës ndiznin kompjuterin dhe nisnin të shkruanin e-maile gjithashtu pa vetëdije.
”Jo vetëm rreziku i ulët i prekjes nga ky çrregullim, por edhe një sërë arsyesh të tjera na bëjnë të këshillojmë fuqimisht lënien e celularëve jashtë dhomës së gjumit. Një celular tek koka është gjithmonë në gjendje të prishë gjumin, sidomos përballë rasteve në shtim të njerëzve që e përdorin atë për të kontrolluar profilet e tyre në rrjetet sociale gjatë natës”, shtoi mjeku australian.
Top Channel