
Kur kanë kaluar 526 ditë nga zgjedhjet politike, në Belgjikë është kthyer sërish batica përsa i përket formimit të qeverisë së re.
Sot, lideri socialist Elio di Rupo, kryeministër në detyrë, i ka paraqitur dorëheqjen mbretit Albert II, pas dështimit të mundësisë për një marrëveshje mbi bilancin e vitit 2012.
Dorëheqja është njoftuar nga Shtëpia Mbretërore, e cila u ka kërkuar gjashtë partive që marrin pjesë në negociata që të “maten me pasojat e dështimit”.
Por duket se monarku nuk po përfillet shumë nga partitë politike, pasi pesë ditë më parë ai u bëri atyre një apel të ngjashëm, duke u kërkuar sa më parë arritjen e një marrëveshjeje.
Lidhur me situatën në Belgjikë, e cila mund të përfshihet nga kriza e borxhit njësoj si Greqia, Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin e tij.
Vetë komisioneri belg i BE-së, Karel De Gucht e quajti vendin e tij si “viktimën e mundshme të radhës”, duke argumentuar se mungesa e një qeverie do të reflektohet me humbjen e besimit në tregun financiar.
Top Channel