Ndërsa FMN dhe institucionet e tjera ndërkombëtare kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare për rrezikun e rritjes së borxhit, projektet madhore në infrastrukturë do të vazhdojnë të financohen nga huatë madhore.
Gazeta “Shqip”, informon ditën e dielë se ashtu si në vitet e shkuara, edhe në projektbuxhetin e vitit 2012, do të jetë Ministria e Transportit ajo që do të marrë pjesën më të madhe të fondeve.
Kështu, ajo do të përfitojë 38.5 miliardë lekë ose rreth 55.2% të totalit të investimeve publike. Ne projektbuxhetin 2012 parashikohet që 32.7% e investimeve publike për këtë Ministri të jenë investime me financim të brendshëm.
Sa i takon rrugëve, janë parashikuar rreth 28 miliardë lekë, ku 70 për qind do të sigurohen nga bankat private, pra me borxh.
Këto fonde do të shërbejnë kryesisht për ndërtimin dhe rehabilitimin e 80 km rrugë të rrjetit kombëtar, e vlefshme me 2.2% të rrjetit total, sipas standardeve të projektimit.
Tjetër synim është asfaltimi dhe riveshja e 27 km rrugë të rrjetit kombëtar, e vlefshme me 0.7% të rrjetit total.
Projektet në zbatim
Fier (Levan)-Tepelenë, hua nga “BEI+BERZH”, 2 900 000 lekë
By Passi i Fierit, hua nga “BERZH+BEI”, 400 000 lekë
Tiranë-Elbasan, hua nga “BEI dhe Fondi Kuvajtian”, 12 117 863 lekë
Nyja e Vorës (Rrugët paralele), hua nga F. Kuvajtian 208 390 lekë
By-Passi i Shkozetit, hua nga “F. Kuvajtian”, 699 523 lekë
By-Pass Durrës, hua nga “Fondi Saudit”, 484 836 lekë
Shkodër-Hani i Hotit, hua nga KOI, 440 688 lekë
Top Channel