Indi, ngrica shkakton 39 viktima

20/11/2011 13:20

Numri i viktimave të shkaktuar nga i ftohti që ka përfshirë Indinë është rritur në 39, lajmëruan mediat vendase gjatë të martës.

Shumica e fataliteteve janë regjistruar në krahinën e Utar Pradeshit, që së bashku me Punxhabin dhe Harnijën, janë pjesët më të goditura nga ngrica.

Pjesa dërmuese e viktimave janë të moshuar ose të pastrehë. Një javë më parë, Gjykata e Lartë e vendit urdhëroi autoritetet që të sigurojnë një strehim të përshtatshëm për më të varfërit, por në një javë, nuk është bërë shumë në këtë drejtim.

Mjegulla e madhe dhe erërat e ftohta kanë paralizuar jetën edhe në krahinën e vetadministruar të Kashmirit, ndërsa disa rrugë kyçe e aeroporte janë bllokuar.

Në kryeqytet, Delhi, tempetarurat kanë rënë deri në 2 gradë celcius, një temperaturë e pazakontë, në një vend ku edhe në këtë kohë të vitit, temperaturat qëndrojnë zakonisht mbi 20 gradë.

Një zyrtar i departamentit të metereologjisë informoi se koha e keqe do të vazhdojë edhe për disa ditë.

Top Channel