19 % e popullsisë anemike

20/11/2011 00:00

Të paktën 19 % e popullsisë në vend është diagnostikuar me anemi, si pasojë e kequshqyerjes.

Studimet e Institutit të Shëndetit Publik  tregojnë se në Shkodër, Kukës, por edhe në Paskuqan e Kamëz numri i personave me anemi është shumë i lartë.

“Kryesisht në zonat ku ka pamajftueshmëri për t’u ushqyer  me ushqimet me nivel të lartë hekuri. Në zonat periferike apo veri urbane, ku niveli është më i lartë se 20 përqind. Më të prekur janë fëmijët, gratë shtatzanë apo të moshuarit”,  tha pediatria, Daniela Nika.

Shqiptarët konsumojnë cdo ditë 360 gram miell, për person, duke e kthyer bukën një nga ushqimet më të përdorura. Ndaj ekspertet kanë propozuar që mielli të pasurohet me hekur, acid folik dhe vitamin B12.

Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se shqiptarët konsumojnë shumë pak mish, dhe mëlci, peshk dhe bishtajore, ushqime të  cilat janë shumë të pasura me hekur.

Por vec kësaj një pjesë e madhe ushqehen në forma të gabuara. Pasi shoqërimi i mishit, me qumësht apo me pije të tjera freskuese bën që trupi të mos e asimiloje hekurin.

Top Channel