Tunizi, marrëveshje për presidentin dhe kryeministrin

19/11/2011 08:30

Lideri i së majtës, Moncef Marzouki, i Kongresit të Republikës (CPR), dhe Mustafa Ben Jaffar, i Ettakatol-it, do të jenë respektivisht Presidenti i Republikës dhe kryetari i Asamblesë kushtetuese tuniziane.

Ndërsa Hamadi Jemali, numri dy i partisë islamike Ennahda, triumfues në zgjedhjet e tetorit të kaluar, do të jetë kryeministri i Tunizisë.

Këtë marrëveshje e bëri të ditur një pjesëtar i CPR-së.

Tunizi, rekord votimesh

Nëntë muaj pas revoltes popullore që rrëzoi presidentin Ben Ali, tunizianet hodhën voten e tyre në zgjedhjet e para të lira të Pranveres Arabe.

Interesi ka qene teper i madh. Sipas te dhenave zyrtare, niveli i pjesemarrjes ishte mbi 90%. Procesi paqesor dhe pergjithesisht transparent, sipas vleresimit te monitoruesve, ka marre lavderimet e Shteteve te Bashkuara dhe BE-se.

Per presidentin amerikan Barak Obama keto zgjedhje shenuan nje hap te rendesishem perpara per Tunizine. Edhe vezhguesit ne terren dhane nje vleresim pozitiv per ecurine e votimit.

“Mesa kemi parë ne, gjerat kane shkuar mjaft mire. Sigurisht, do te presim mberritjen e te gjitha te dhenave nga pjese te ndryshme te vendit perpara se te dalim me nje raport perfundimtar. Por duhet te them se jemi shume te kenaqur me ate qe kemi pare deri tani”, thotë dr John Hardman, vëzhgues.

Me shume se 100 parti ishin regjistruar per te marre pjese ne zgjedhje bashke me nje numer kandidatesh te pavarur. Partia islamike Enahda pritet te grumbulloje pjesen me te madhe te votave, ndonese nuk eshte e qarte nese do te arrije te siguroje nje mazhorance te paster.

Ky moment demokratik per Tunizine, vendi i pare rajonit qe u ngrit kunder regjimeve autokrate, bart ne vetvete nje barre te madhe pritshmerish, jo vetem per ate vete, por per te gjithe boten arabe. Tunizianet ishin ata qe nisen pranveren arabe dhe e dine se nderkombetaret do ta ndjekin me shume kujdes fazen e tyre te tranzicionit.

Top Channel