Përmbytjet, Bangkoku jashtë rrezikut

19/11/2011 10:15

Qendra e Bangkokut, prej disa javësh e kërcënuar nga përmbytjet, është e sigurtë.

Kështu është shprehur kryeministrja tajlandeze Yingluck Shinawatra, duke shpjeguar se Bangkoku është jashtë rrezikut.

“Masat që morëm për të përmbajtur ujin funksionuan”, tha kryeministrja.

Tajlanda është goditur nga përmbytje shumë të mëdha që kanë shkaktuar rreth 600 viktima.

Qeveria ka lajmëruar për një paketë dëmshpërblimesh prej 2,5 miliardë dollarësh, por ekspertët flasin për një faturë shumë më të lartë dëmtimesh, e cila deri tani duket se ka kaluar 10 miliardë dollarë dëme.

Kryeministrja e vendit, Yingluck Shinawatra ka premtuar rindërtimin e bizneseve dhe shtëpive të dëmtuara brenda 45 ditëve. “Njerëzit kanë vuajtur së tepërmi deri tani, duhet të rindërtojmë vendin sa më shpejt”, deklaroi ajo,

Megjithatë, përveç rindërtimit, Tajlanda duhet të përballet edhe me kërcënimin e prekjeve nga epidemi të rrezikshme, paralajmërim ky i bërë prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA