Pas suksesit që pati në panairin e librit në Tiranë, Edi Rama ka promovuar librin e tij që e ka titulluar “Kurban” në qytetin e Durrësit, duke e nënshkruar dhe lënë dedikime për lexuesit e qytetit bregdetar.
Sikurse në panair, edhe në Durrës nuk kanë muguar radhët e gjata për ta blerë librin e shoqëruar me autografet e Ramës.
Pas debateve dhe hamendësive të bazuara në ato që kreu i PS ka shkruar në libër, Rama nga Durrësi u ka dhënë një mesazh lexuesve se si duhet lexuar ky libër.
“Libri do të flasë vetë për vetveten. Ata që do ta lexojnë do lexojnë atë që është shkruar dhe nuk do të krijojnë opinionin e tyre duke dëgjuar ata që flasin për librin. Dhe, për shkak të marrëdhënieve me autorin, ata do krijojnë lidhjen me librin”, ka deklaruar Rama.
Mësohet se në ditët në vazhdim Rama do ta prezantojë librin edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.Një rrëfim mbi librin e tij Rama e bëri këtë javë në emisionin “Top Story” në Top Channel.
Libri në fjalë, në përfundim të panairit që u zhvillua në kryeqytet, doli mes librave më të shitur, bashkë me “Shqipëria” të kolegut të Ramës, Ben Blushi.
Top Channel