Shqiponja amerikane për Xi dhe mesazhe për Tajvanin, çfarë ndodhi në takimin mes Trump dhe liderit suprem të Kinës Agjensia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, ANEA miratoi një resolute, përmes të cilës shprehu “shqetësimin e thellë dhe në rritje për programin bërthamor të Iranit”.
ANEA tha se nuk mund të mohojë faktin që Irani po punon në mënyrë sekrete për armët bërthamore.
Dokumenti u miratua me 32 vota pro dhe dy kundër të Kubës dhe Ekuadorit.
Agjensia i bëri thirrje Teheranit të hedhë dritë pa vonesë për impiantet bërthamore, por nuk e coi Iranin në Këshillin e Sigurimit. Në rezolutë thuhej se është thelbesore për Iranin dhe Agjensinë të intensifikojnë dialogun mes tyre.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët besojnë se Irani po përpiqet të krijojë armën bërthamore, një akuzë të cilën Teherani e mohon.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara në ANEA, Glajn Dejvis hodhi poshtë kritikat se rezoluta nuk ishte e fortë.
“Dokumenti na jep mjetet e nevojshme për të bërë punën tonë”, tha ai”.
Projekt/rezoluta u hartua nga Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania të enjten në Vjenë.
Teherani nga ana tjetër ka kërcënuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër ANEA-s për publikimin e raportit të javës së kaluar, me argumentin se konkluzionet janë nxjerrë nën presionin politik të Shteteve të Bashkuara.
Top Channel