Elbasan, Bashkia s’ka fonde

16/11/2011 16:15

Mbi 2500 persona në Bashkinë e Elbasanit nuk do të mund të marrin të plotë ndihmën ekonomike për muajin nëntor. Shkak për këtë është bërë mungesa e fondeve të akorduara nga Ministria e Financave në arkën e Bashkisë.

Sipas Drejtorit të Kujdesit Social , Armand Shehu situata është kritike, sidomos për muajin dhjetor ku kategoritë përfituese si, të verbërit, para dhe tetraplegjikë nuk do të marrin asgjë.

Ndërsa për nëntorin ata do të mund ta marrin ndihmën ekonomike vetëm në masën 75%. Kjo drejtori ka bërë disa herë kërkesa për shtim të fondit, por ende s’është bërë asgjë.

Për të bërë të mundur shpërndarjen e plotë të ndihmës ekonomike, Bashkisë i duhen të paktën 40 milion lekë të reja.

Edhe njësi të tjera vendore në Qarkun e Elbasanit janë përballur me këtë problem. Konkretisht Bashkia e Gramshit për muajin tetor ka shpërndarë 300 lekë për familjet në nevojë, ndërsa për muajt nëntor e dhjetor nuk kanë me fonde.

Top Channel