BE kritikon agjensitë e kreditimit

15/11/2011 15:45

Komisioni Europian kërkoi që kompanitë që kryejnë vlerësimet financiare të vendosin kritere më të forta për përllogaritjen e borxhit, në të njëjtën kohë që deklaroi se vlerësimet më pesimiste se realiteti i kanë kushtuar shumë shtrenjtë deri tani vendev etë Eurozonës.

Deklarata u krye të martën nga Komisioneri Europian i Tregut të Brendshëm, Michel Barnier. “Vlerësimet kanë një impakt të drejtëpërdrejtë mbi tregjet dhe normën e huamarrjes, prandaj efekti është i madh për të gjithë qytetarët e shtetevë të Bashkimit Europian. Për këtë arsye, vlerësimet nuk mund të jenë vetëm “opinione””.

Barnier shtoi gjithashtu se ka patur gabime të rëndësishme në të shkuarën. “Agjensitë e kreditimit duhet të tregohet më serioze dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre atëherë kur gabojnë”.

Liderja e këtij tregu, “Standart & Poor”, publikoi një lajmërim gjatë javës së shkuar, në lidhje me reduktimin e normës së kreditimit të ekonomisë franceze. Kjo lëvizje ishte përfolur prej kohësh, por kompania fajësoi për këtë një gabim teknik në rrjetin e saj.

Janë të shumtë ata që kanë fajësuar agjensitë për fillimin e krizës ekonomike në vitin 2008, për paaftësinë e tyre për të parashikuar atë që po vinte dhe për sistemin e ndërlikuar të vlerësimit, që nuk merrte seriozisht parasysh rrezikun e borxheve.

Ndryshimi i normës së kreditimit të një shteti ka një impakt të menjëhershëm në përqindjen me të cilat mund të marrë hua në tregjet ndërkombëtare. Për disa vende europiane si Greqia, Irlanda dhe Portugalia, për shkak të reduktimit të vazhdueshëm të normës së kreditimit gjatë 2011-s, është bërë jashtëzakonisht e shtrenjtë huamarrja.

Vlerësimi më i lartë për ekonomitë apo institucionet financiare është AAA dhe më i dobëti CCC. Aktualisht, vendi ynë vlerësohet në “Standart & Poor” me normën BB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA