“Baticë e zezë” në bregun e Rio-s

15/11/2011 04:05

Alarmi ka përfshirë bregun e Rio de Zhaneiros, për shkak të një mase nafte që është derdhur nga një pus kërkimi të arit të zi.

Nafta arriti 120 km nga brigjet e Rios. Gjithçka ka nisur si pasojë rrjedhjes së një pusi nafte rreth 1.200 metra të thellë në zonën Frade që ndodhet 370 km larg bregut verilindor të Rios

Ndërkohë që 17 anije janë përdorur për të pastruar zonën. Derdhja e naftës do të shtrihet deri në 160 km katrore.

Chevron, kompania amerikane që operon në atë zonë, ka njoftuar se ka filluar procedurat për mbylljen e pusit.

 

Top Channel