Vrasja e tipit mafioz në Durrës ka mbetur pa autor. Forca speciale dhe
agjentë të krimit të rëndë kanë zbarkuar në Durrës, për të zbuluar dhe
gjetur autorin e vrasjes së Gentian Gashit, me mbiemër të ndryshuar.
Ne vendngjarje policia nuk ka mundur te gjeje asnje prove qe ta coje drejt zbardhjes se identitetit te autorit, qe dyshohet te jete nje ekzekutor ekspert ose me pagese.
Ai nuk ka lene pas asnje gjurme. Madje burime policore bejne te ditur se nuk kane gjetur as gezhojen e te vetmit plumb qe shkaktoi vdekjen e menjehershme te 35- vjecarit nga Tirana.
Ne polici jane shoqeruar afro 15 persona te cilet kane dhene deshmite e tyre dhe jane lene te lire. 35-vjecari, qe kishte ne pronesi nje lokal dhe firme montimi ashensoresh ishte person me precedente penale ne fushen e trafikimit te narkotikeve.
Nderkohe, emri tij eshte permendur edhe ne ceshtjen e Bandes se Durresit ne deshmite e te penduarit Adriatik Coli.
Pista kryesore e hetimit eshte hakmarrja qe lidhet me veprimtarine e tij kriminale, po dhe konflikte te mundshme te tjera te viktimes.
Top Channel