Milla Jovovich rikthehet me ‘Resident Evil’

14/11/2011 10:40

Milla Jovovich ka filluar punën sërish në sheshxhirimin e filmit të radhës së sagës horror ‘Resident Evil’.

Aktorja 35-vjeçare do të interpretojë sërish rolin e Alice në botën e së ardhmes, ku shumë pak njerëz do të jenë të rrethuar nga “të vdekurit e gjallë” dhe lufta për mbijetesë do të jetë shumë e vështirë.

Xhirimet e para janë kryer në Toronto të Kanadasë.

Muajin e kaluar ky projekt doli në faqet e para të gazetave për shkak se 16 dublantë u plagosën pasi një platformë e sheshxhirimit u shemb.

‘Resident Evil: Retribution’, me regji të Paul W.S. Anderson (bashkëshorti i Milla Jovovich), do të shfaqet në shtatorin e ardhshëm.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA