Femrat njohin meshkujt e shëmtuar edhe pa i parë

14/11/2011 17:00

Femrat janë në gjendje të zbulojnë meshkujt e shëmtuar edhe nëse ata nuk publikojnë një foto në profilin e tyre në rrjetet sociale apo faqet e njohjeve, ishte zbulimi i befasishëm i një studimi të ri.

Për një arsye të pashpjegueshme, femrat janë në gjendje të identifikojnë një mashkull fizikisht tërheqës duke lexuar thjesht përshkrimet në profilin e tij.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ekzistencën e të ashtuquajturës shqisë e gjashtë, por për aftësinë e meshkujve të pashëm për të shkruar me bindje mbi cilësitë e tyre fizike e morale. Nga ana tjetër, meshkujt jotërheqës priren të vënë në dukje më shumë arritjet e tyre shkollore, profesionale, vendosin fotografi jo të vetes ose të vendeve të bukura ku kanë qenë, cilësi që në nënvetëdije, nuk i kalojnë pa shpëtuar pothuajse asnjë femre.

Këtë përfundim arriti studimi i një universiteti në Filadelfia. Testimi u krye pasi 100 meshkuj u ndanë në katër grupe me 25 persona, duke u vlerësuar në shumë tërheqës, tërheqës, jotërheqës dhe aspak tërheqës nga një juri prej 50 femrash në moshë nga 20-40 vjeç.

Më pas, femrat duhet të shihnin profilet e tyre reale, ku nuk ishte publikuar asnjë fotografi dhe përfundimi ishte i befasueshëm, shumica e femrave nuk gabonin dhe ishin në gjendje të kuptonin se në cilin prej katër grupeve përkiste mashkulli anonim, profilin e të cilit po lexonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA