Rama, reagon ndaj deklaratës së Berishës
13/11/2011 17:29
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Tuiter, ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha, në panairin e agrobiznes-turizmit në Petrele.
Berisha deklaroi se, qeveria nuk do rrisë taksat sic kërkon Rama me një urrejtje arkaike ndaj të pasurve.
Kreu i selisë rozë, në përgjigjen e tij deklaron shprehimisht, “për cilët të pasur e ke fjalën Saliu për 99 përqindshin që po mbyt, apo 1 përqindshin që po majm. Të gjithë do paguajnë aq sa ju takon”.
Rama shkruan gjithashtu se, “95 përqind e shqiptarëve do paguajnë më pak, ndërsa biznesmenët do të shpëtojnë nga kthetrat e bizneseve të pushtetit”.
Top Channel