Në një vjetorin e themelimit të Agjensisë për Mbeshtetjen e Shoqërisë Civile, kryeministri Sali Berisha i vlerësoi organizatat e shoqërise civile si një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë në vend.
Por në konferencën vjetore të agjensisë, ku merrnin pjesë edhe sipërmarrës të njohur në vend, kryeministri Berisha vuri theksin tek nevoja e madhe që ka vendi për të fuqizuar vullnetarizmin dhe solidaritetin njerëzor.
Duke përmendur vullnëtarizmin, te shfaqur vecanerisht tek organizatat mjedisore, kryeministri Berisha u shpreh se ky është një faktor jetik për edukimin e shoqërisë shqiptare, që qytetarët të sillen me mjedisin e jashtëm ashtu si me shtëpinë e tyre.
I bindur se nuk ka demokraci pa një shoqëri civile vibrante dhe pa media të lira, kryeministri Berisha u bëri thirrje donatorëve të ndihmojnë shoqërinë civile, pasi bujaria ndaj tyre është një ndihmë shumë e rëndësishme për shoqërinë shqiptare, për ta bërë atë më transparente, më njerëzore dhe më të lirë.
Top Channel